Në Kosovë këtë vit një milion metra kub pyje me pak

Autori:Avdyl Pajaziti

Cdo vit Kosovë i humbë nga 1 milion metra kub pyje. Nga 460 mijë hektar pyje sa jnë në vend, 80 për in e tyre prehen për nevoja të qytetarëve për ngrohje.

Me ligjet në fuqi, kjo është e ndaluar. Por mos zbatimi I ligjit, sipas njohësve të kësaj fushe ëshët shkaktaari kryesor I dëmtimit të pyjeve.

Sipas tyre ligji për pyje, i  miratuar në vitin 2003, në Kuvendin e Republikës së Kosovës,  nuk respektohet. Të dhënat tregojnë se qytetarët nuk po e ndalin prerjen edhe pse kërcënohen me gjobë deri në 25 mijë euro.

Tahir Ahmeti ushtrues detyre i drejtorit të deparamentit të pylltarisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i ka thënë, Radios Evropa e Lirë se gjatë vitit shqiptohen më shumë se 6 mijë fletëparaqitje për prerje ilegale apo jo të rregullt të pyjeve.

“Në vitin 2011-12 kemi bërë inventarizimin kombëtar të pyjeve, dhe kemi përcaktuar sasinë dhe dëmet eventuale që janë shkaktuar. Prerjet ilegale janë në nivel rritjeje, që do të thotë se në Kosovë gati 1 milion metra kub në vit prehen në mënyrë jo të rregullt”.

Ndërkaq, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se ndonëse në masë të madhe janë shkatërruar pyjet, është arritur që me pyllëzimin apo mbjelljen e fidaneve të reja, sado pak të ruhet ambienti pyllor.

Megjithatë, drejtori për menaxhimin e pyjeve, në agjencinë pyjore të Kosovës, Faruk Bojaxhi, ka thënë se nuk kanë informacion real se në cfarë gjendje janë pyjet, pasi që raportimi nga autoritetet komunale është i mangët.

Sipas vlerësimeve të ministrisë së |Bujqësisë, thuhet se 40 për qind e tokave pyjore publike, dhe 30 për qind e tokave pyjore private, janë të prekura nga prerjet ilegale dhe aktivitetet e shfrytëzimit të pakontrolluar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-kosove-kete-vit-nje-milion-metra-kub-pyje-me-pak/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala