Në Kosovë kanë mbetur më pak se 100 serbë të Kroacisë të sjellë nga Beogradi

Serbët e dëbuar nga Kroacia e që u sollën në Kosovë me qëllim të kolonizimit ë saj nga Serbia, po zvogëlohen gjithnjë e më shumë. Tash nuk kanë mbetur a 100 sish, ankohen medie të Beogradit.
Në Kosovë ishin vendosur 4.500 serbë, njofton Tanjug. Nga ky numër, qahet kjo agjenci, duke cituar njërin nga ardhurit nga Kroacia, Momçilo Arlov, transmeton Koha.net, kanë mbetur 40 serbë që jetojnë në veri e 30 të tjerë në jug të Kosovës, transmeton koha.net.
“Mund ta merrni me mend se si populli fillimisht u desh të ikte nga Kroacia e pastaj u desh ta braktiste edhe Kosovën në vitin 1999”, thotë Arlov i cili jeton në Mitrovicë.
Pas operacionit kroat “Shtrëngata” të Kroacisë, me të cilin u çliruan viset e pushtuar nga serbët dhe ish- APJ , Beogradi zyrtar thotë se nga Kroacia u dëbuan 250 mijë serbë e u vranë nga 2000 sish.