Në Kosovë emigrantë nga Siria dhe Iraku

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Han të Elezit është arrestuar një i dyshuar, shtetas i Turqisë.

Pas kontrollit në rimorkion e kamionit të tij, janë hasur persona (gjashtë shtetas të Sirisë dhe një nga Iraku), të cilët kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.

Sipas raportit të policisë, emigrantët i janë dorëzuar njësitit të migrimit për procedurë të mëtutjeshme pasi që të njëjtit kanë kërkuar azil.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-kosove-emigrante-nga-siria-dhe-iraku/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala