Në këto kushte ofrohet shërbimi mjekësor në Mitrovicë (Foto)

Ai ka dërguar në adresën e lajmi.net, dy fotografi përmes të cilave ka përshkruar gjendjen në këtë shtëpi të shëndetit.
Aty tregohet një shtrat i leckosur dhe muri i papastër qw ngjan me një kosh plehrash!
“Isha për një muaj në Kosovë, dhe vizitova shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë për disa injeksione. Po i ndaj me ju këto dy fotografi të cilat tregojnë gjendjen e dhomës ku pacientët marrin injeksione”. Shqetësimi i këtij qytetari mund të konsiderohet plotësisht i drejtë, pasi në ambiente ku ofrohen shërbime mjekësore, nëse është e pamundur të ofrohen infrastrukturore, mungesa e pastërtisë, nuk mund të arsyetohet në asnjë formë. /lajmi.net