Këto fshatëra dhe qytete do të mbesin pa rrymë dy ditë

Autori:Avdyl Pajaziti

KEDS ka njoftuar për ndërprerjet e organizuara që do t’i bëjë nesër dhe pasnesër, nëpër fshatrat dhe qytete të ndryshme të Kosovës.

Kësisoj, më 9 shkurt pa energji elektrike do të Ferizaji III, ku do të shkyçet dalja 10 kV Jezerci nga ora 08:00 – 11:00 dhe 14:00 – 17:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Nerodime e Ulët, Nerodime e Epërme, Jezerci, Balaj, Sherretët dhe Manastirci.

Shkyçja bëhet për shkak të lëshimit në tension të linjës së re, montim i ndarësit dhe energjizimi trafostacionit.

Një ditë më pas, do shkyçet Koliqi, dhe atë prej orës 00:00 deri në orën 00:10, transmeton Koha.net. Gjatë kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin fshatrat: Grashticë, Radashevcë, Koliq, Ballaban, Nishevc, Sharban, Alshiqt, Dyz,Tërrnavë, Halabak, Vanovc, Bellopojë, Keqekollë, Hajkobillë, Marevc, Prapashticë, Dabishevc, Prapashticë, Mutivodë, Gllogovicë, Batllavë dhe Shajkovc.

Po atë ditë, në Podujevë do të shkyçet Batllava, prej orës 12:00 deri në orën 13:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: Ujësjellësi Batllava. Arsyeja: Shqyrtimi i mbrojtjeve rele.

Më 09 shkurt, në Lipjan do të shkyçet dalja 10 kV Shkolla e mesme “Adem Gllavica” prej orës 10:00 deri në orën 12:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shkolla e Mesme Adem Gllavica dhe Çerdhja Ardhmëria e jonë. Shkyçja bëhet për shkak të montimit të kokave kabllovike dhe montimit të bazave të siguresave të tensionit të mesëm në trafostacionin Kullë (shkolla e mesme).

Më 09.02.2016 në “Prizreni 4” do të shkyçet dalja 10 kV Shkolla Normale prej orës 11:00 deri në orën 15:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja Tusus 1, 2, 3, 4, 5, Shkolla Normale, KFOR-i turk dhe Lagjja e Trimave. Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i ndërprerësit.

Po më 09.02.2016 në Gurakoc do të shkyçet dalja 10 kV Dobrusha prej orës 09:30 deri në orën 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Prekallë, Dobrushë, Kashicë, Dobrushë e Epërme, Staradran, Elshan, Berishë, Mavraj, Llugat e Poshtme dhe të Epërme dhe Ruhot. Arsyeja e shkyçjes: punime në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve, konzollave dhe i përçuesit).

Më 09.02.2016 në Zhur prej orës 09:30 deri në ora 16:00 do të shkyçet dalja 10kV Poslishti. Pa energji do të mbesin vendbanimet: Zhuri, Shkoza, Dobrushtë, Milaj, Gorozhubi, Planeja, Vërmica, Ujësjellësi, Billusha,Hoqa e Qytetit, Jeshkova, Leskovec, Lubiqevë, Kushnin dhe Lez. Arsyeja: Punimi në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve , konzollave dhe i përçuesit ).

E në Drenas, nesër do të shkyçet dalja 10 kV Shtrubullova prej orës 09:30 – 16:00, përcjell koha.net. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shtrubullovë, Krajkovë, Domanek, Baicë, Tërdevc, Obri.

Në Podujevë, më 09.02.2016 do të shkyçet dalja 10 kV Llausha, prej orës 09:30 deri në orën 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dumnicë, Llaushë, Doberdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.

Më 09.02.2016, në Skenderaj do të shkyçet dalja 10 kV Runiku prej orës 09:30 deri në orën 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Runiku, Qubreli, Qitaku, Banja, Surigana, Pemishtja, Lesina, Radisheva, një pjesë e Klinës dhe Vitaku.

Më 09.02.2016 në Lipjan do të shkyçet Banulla prej orës 09:30 deri në orën 16:00. Gjatë kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gllogovci dhe Banulla.

Nesër edhe në Malishevë do të ketë shkyçet dalja 10 kV Kijeva prej orës 09:30 deri në orën 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kijeva, Bubavec, Sapanic, Gullbovc, Mleqan, Balincë dhe Llozicë .

Ndërsa në Gjilani 5 do të shkyçet dalja 10 kV Bresalci 1 nga ora 09:30 deri në orën 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bresalci, Koretishta, Poneshi, Parallova, Vërbica e Zhegovcit, Kishna Polja, Sllakovci dhe Zhegovci.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-keto-fshatera-dhe-qytetet-do-te-mbesin-pa-rryme-dy-dite/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala