Në këtë fshat paga mujore është 3100 euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Të bësh punë fshati? Përse jo, duke parë se papunësia ka arritur kulmin e saj në shumë vende por kjo nuk vlen për një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian.

Madje as kriza ekonomike si duket nuk vlen për në Zvicër, pasi duke bërë punët e zakonshme të një njeriu që jeton në fshat mund të fitosh deri në 3000 euro në muaj.

Agjencitë agrokulturore në Zvicër janë të gatshme të shtojnë personelin dhe njëkohësisht pranojnë të punësojnë edhe refugjatë nga vendet e tjera.

Por pse fitohet kaq shumë? Sepse ekziston një rrogë minimale zyrtare, e përcaktuar me ligj, e cila është 2300 franga për muajin e parë dhe 3200 franga për të dytin, respektivisht në euro janë 2200 dhe 3100 euro.

Kjo kërkesë pune vjen nga zona e Canton Ticiono, ku kostoja e jetesës është mjaftueshëm e lartë, por që me siguri çdo njeri, me pak kursim mund t’ia dalë më së miri.

Siç shprehet docenti i politikës për migracionin në universitetin Neuchatel Etienne Piguet, “në këtë sektor në Zvicër ka mangësi të mëdha punëtorësh, ndaj kjo mund të jetë një mundësi shumë e mirë punësimi”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-kete-fshat-paga-mujore-eshte-3100-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala