Në kafe me 3Z

Zyrtarët e shtetit nuk po i ndalin veturat zyrtare as pas orarit të punës. Një e tillë me targë 3Z 101 16 është parë nga Gazeta Fjala, e parkuar tek qendra tregtare Viva Fresh në Ferizaj, në magjistralen Prishtinë-Shkup.
Shfrytëzuesi i kësaj veture duket se po freskohej me para të taksapaguesve në kafe nga vapa e madhe që ka kapluar vendin këto ditë./Gazeta Fjala/