Në Kaçanik përleshje me sopata

Autori:Gazeta Fjala

Një person është goditur me një sopatë pas një përleshje fizike në mes katër personave që ka ndodhur në Kaçanik. Nga kjo goditje viktimës i janë shkaktuar lëndime trupore.

Në raportin e Policisë thuhet se kjo ka ndodhur si shkak i një mosmarrëveshje që kanë pasur dy familjet rreth një prone raporton Gazeta Fjala.

Ndërkaq Policia e Kosovës raporton së i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje./ Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-kacanik-perleshje-me-sepata/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala