Në janar u kthyen 618 azilkërkues kosovarë

Autori:Avdyl Pajaziti

Vetëm gjatë muajit janar të këtij viti në Kosovë janë kthyer 618 azilkërkues nga vendet e Bashkimit Evropian (BE), ku kishin kërkuar azil. Numri i azilkërkuesve kosovarë, që janë detyruar të kthehen në vend është më i lartë sesa ata që janë kthyer si vullnetarë.

Ministria e Punëve të Brendshme konfirmon se në janar janë detyruar të kthehen 337 kosovarë, kurse 281 veta janë kthyer vullnetarisht.

Gjermania, Austria dhe Zvicra janë vendet nga të cilat më së shumti po kthehen banorët Kosovës e sidomos ata që dolën jashtë vendit në mënyrë ilegale dhe po në këtë mënyrë depërtuan në këto vende perëndimore.

Ndërsa, të kthyerit në Kosovë që kanë dalë në gjashtëmujorin e fundit përmes Hungarisë po kthehen nga Suedia, Gjermania, Franca, Austri.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-janar-u-kthyen-618-azilkerkues-kosovare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala