Në Hungari, 4,000 emigrantë hyjnë gjatë së shtunës

Autori:Avdyl Pajaziti

Numri i emigrantëve që hyjnë nga Serbi në Hungari ka shënuar rekord të ri të shtunën, përderisa Evropa lindore ballafaqohet me krizën e refugjatëve, raporton BBC.

Më shumë se 4,000 refugjatë e kanë kaluar kufirin serbo-hungarez përderisa autoritetet hungareze po përgaditen për ta rrethuar kufirin dhe të dërgojnë forcat ushtarake, në bazë të pakos së re ligjore që hyn në fuqi së shpejti, transmeton Indeksonline.

Hungaria është kritikuar ashpër për trajtimin që po u bën refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika veriore.

Autoritetet kanë vlerësuar se rreth 175,000 refugjatë kanë kaluar nga Serbia në Hungari vetëm gjatë këtij viti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-hungari-4000-emigrante-hyjne-gjate-se-shtunes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala