Në Haxhillëk humbën jetën 1220 persona

Autori:Gazeta Fjala

Nga paniku gjatë Haxhillëkut afër Mekës, muajin e kaluar, janë vrarë ndërmjet 1,221 dhe 1,399 pelegrinë, raportojnë agjencitë e lajmeve.

Ky është numër shumë më i madh se ai zyrtar i autoriteteve të Arabisë Saudite, se kanë humbur jetën 769 vetë.

Llogaritja e pavavrur e të vrarëve është bazuar në numrin e të vdekurve që janë raportuar nga shtetet veç e veç.

Agjencia Associated Press ka llogaritur se janë vrarë 1,399 vetë. Kjo agjenci thekson se duket se autoritetet e Arabisë Saudite po përpiqen ta mbrojnë imazhin e vet si mikpritëse të ritualit të shenjtë mysliman.

Agjencia AFP thotë se numri i të vdekurve në Haxhillëk është 1,221 vetë.(rel)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-haxhillek-humben-jeten-1220-persona/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala