Në Gjilan, policia konfiskon arsenal armësh

Në shtëpinë e një qytetari të Gjilanit, policia ka konfiskua te enjten një sasi të konsiderueshme të armeve dhe fishekëve. Raportohet se në shtëpinë e një qytetari në rrugën “Ramiz Cerrnica” në Gjilan, janë gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie kalibrit 12 mm, një armë gjysmë automatike të kalibrit 12 mm, 118 fishek të kalibrit 12 mm, një pistoletë me gaz të llojit “Ecol Jacke Dual” kalibrit 9 mm, 60 fishek të kalibrit 9 mm, një gëzhojë e kalibrit 9 mm dhe një thikë.