Në Gjermani vetëm 4 për qind e refugjatëve të punësuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria gjermane e punës përmes shifrave të komunikuar në një debat për mundësitë e integrimit në tregun e punës të emigrantëve të rinj bënë të ditur se vetëm 4% e refugjatëve të regjistruar në Gjermani kanë gjetur punë në një vit.

Personat që kërkojnë punë së pari  duhet të marrin statusin e refugjatit për të mundur të regjistrohen si punëkërkues.

Ministria në këtë debat zbuloi po ashtu se 68 mijë të papunë nga 15 vende kryesore të origjinës së refugjatëve në Gjermani kishin gjetur një punë gjatë periudhës shtator 2014 dhe tetor 2015, duke mos e përfshirë në këtë shifër  valën e fundit të refugjatëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-gjermani-vetem-4-per-qind-e-refugjateve-te-punesuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala