Në Fushë Kosovë humb jetën një person nga aksidenti

Autori:Avdyl Pajaziti

Në mëngjesin e sotëm rreth orës 08:15 në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë një kamion ka goditur një këmbësore femër të moshës rreth 41 vjeçare, me ç’rast viktima nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Baki Kelani.

“Si pasojë e aksidentit nga lëndimet e rënda viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, ka thënë Kelani.

Kelani më pas ka theksuar se njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, si dhe kanë ftuar menjëherë ekipet mjekësore në vendngjarje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-fushe-kosove-humb-jeten-nje-person-nga-aksidenti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala