Në Ferizaj shkatërrohen rreth 40 mjete të pashpërthyera

Autori:Gazeta Fjala

Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in amerikan kanë shkatërruar rreth 40 mjete të pashpërthyera, të cilat janë gjetur në “Parkun e Lirisë” në Ferizaj, por edhe brenda kazermës së KDS-së.

Mjetet e shkatërruara kryesisht mjete kanë mbetur nga Lufta e Dytë Botërore dhe shkatërrimi i tyre është bërë brenda zonës së Kampit Bondsteel.

Sejdi Krasniqi, komandant i Kompanisë së deminimit, si njësi specialistike e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha se ekipet e dominimit të FSK-së vazhdimisht pastrojnë hapësira ku mund të ketë mjete të pashpërthyera.

Mirëpo, mjetet e gjetura, Krasniqi tha se janë duke i shkatërruar në një operacion të përbashkët me ekipet e KFOR-it, respektivisht me ekipin e OED-së të kampit Bondsteel.
Wayne Brown, nga KFOR-in amerikan, tha se janë të lumtur që po bashkëpunojnë me FSK-në në këtë operacion.

FSK dhe KFOR-i amerikan shprehen gatishmërinë që edhe në të ardhmen të bashkëpunojnë në shkatërrimin e mjeteve të pashpërthyera./ Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-ferizaj-shkaterrohen-rreth-40-mjete-te-pashperthyera/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala