Në Ferizaj kërkohet suspendimi i kryetarit Sfarqa

Autori:Avdyl Pajaziti

Asambleistët e PDK-së nga Komuna e Ferizaj, dorëzuan kërkesën në Qeverinë e Kosovës, respektivisht në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, për suspendimin e kryetarit të Ferizajt, Muharrem Sfarqa.

“Kjo kërkesë vjen si rezultat i shkeljeve të shumta të detyrave, ligjeve dhe përgjegjësive nga ana e kryetarit”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

“Ligjet e shkelura nga Kryetari i Komunës së Ferizaj z.Muharrem Sfarqa, prej fillimi të mandatit të tij në Janar 2014 deri në Shtator 2015 janë: Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Ligji për Menagjimin e Financave Publike, Ligji i Prokurimit, Ligji për Shërbim Civil, Ligji për Financa të Pushtetit lokal, Ligji për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtëshme të komunës, Ligji për Buxhetin e Kosovës, 2014, Ligji i Planifikimit Hapësinor, Statuti i komunës”, shkruan në komunikatë.

Gazmend Bytyqi, shef i grupit të asambleistëve të PDK-së në Ferizaj tha se presin përgjigje nga qeveria dhe se kjo e fundit është e obliguar që brenda 30 ditëve të kthej përgjigje për kërkesën e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-ferizaj-kerkohet-suspendimi-i-kryetarit-sfarqa/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala