Në Fakultetin e Mjekësisë profesorët “kurdisin” provimet

Qindra studentë të Fakultetit të Mjekësisë të mërkurën nuk kanë mundur të hynë në provimet që vetë i kanë paraqitur ditë më parë. Të pamundur këtë ua kanë bërë vetë profesorët e këtij institucioni.
Ata kanë marrë vendim që nga ora 9:00 të mbahen tre provime menjëherë. E këtë nuk kanë mundur ta arrijnë assesi studentët.
Veprimi i tillë është në kundërshtim edhe me rregulloren e këtij Fakultetit, në të cilën thuhet se brenda një ditë mund të mbahet vetëm një provim.
Gazeta Fjala ka mësuar se gjatë ditës së mërkurë janë mbajtur provime nga ora 9:00 në lëndët: Mjekësi e Përgjithshme, Patologji, Mjekësia Nukleare dhe Radiologjia./Gazeta Fjala/.