Në e-mail’in e Hillary Clinton ka mesazhe sekrete të qeverisë amerikane

Autori:Avdyl Pajaziti

Njëzet e dy e-mail’a janë dërguar nga serveri i shtëpisë së Hillary Clinton, përderisa ajo ishte Sekretare e Shtetit. Zyrtarët amerikan thonë se ato mesazhe përmbajnë sekretet e qeverisë.

Departamenti i Shtetit amerikan tha se këto mesazhe ishin sekrete, dhe nuk mund të publikohen.

Zëdhënësi, Xhon Kirby tha se në ato mesazhe nuk figuron koha se kur janë dërguar, por as nuk figuron se nga kush dhe ku janë dërguar, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.

Kundërshtarët politik kanë akuzuar Clinton se po vë në rrezik sigurinë e SHBA’së, duke përdorur një sistem të pasigurtë kompjuterik. /Gazeta Express.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-e-mailin-e-hillary-clinton-ka-mesazhe-sekrete-te-qeverise-amerikane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala