Në Drenas policia gjen kanabis

Autori:Avdyl Pajaziti

Në fshatin Verbofc të Drenasit, Policia e Kosovës ka konfiskuar 47 bimë të dyshuara të llojit Kanabis sativa me gjatësi prej 2.5 metrash.

Policia e cila ka bastisur shtëpinë e personit, përpos kësaj ka gjetur në një objekt përcjellës të shtëpisë edhe 2.200 gram (2.2 kg) substancë narkotike të cilën i dyshuari e kishte vendosur për t’u tharë, si dhe 36.6 gram fara të bimës kanabis.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-drenas-policia-gjen-kanabis-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala