Në Bujanoc arrestohen 10 shqiptarë, festuan për Shqipërinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se janë arrestuar 10 shqiptarë në Bujanoc, pasi kanë borhoritur “vritni, masakroni, që serbët të mos ekzistojnë”, pas ndeshjes Shqipëri-Armeni.

Në Seancën e Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Mbrojtje, ai ka thënë se ndaj ndonjërit prej tyre mund të bëhet kallëzim penal, transmeton Indeksonline.

Stefanoviq ka thënë se zyra e prokurorit të lartë do të hetoj nëse ka ndodhur nxitje e urrejtjes etnike, racore dhe fetare.

Rreth 120 persona pas ndeshjes Shqipëri-Armeni, të dielën rreth orës 20:00, kanë brohoritur “Shipëria, Shqipëria”, dhe “Vritni, masakroni serbët që të mos ekzistojnë.”

Mbi këto baza, Prokuroria e Lartë në Vranjë urdhëroi stacionin policor në Bujanoc që të paraqesë një ankesë penale kundër personave të panjohur “që këndonin.” /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-bujanoc-arrestohen-10-shqiptare-festuan-per-shqiperine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala