Në Budva, Kosova e Serbia rrokën për simbole

Autori:Avdyl Pajaziti

Një konferencë rajonale që po mbahet në Budva të Malit të Zi ka përballur sërish përfaqësuesit e shtetit të Kosovës e ata të Serbisë sa i përket simboleve të shteteve.

Mediat e Malit të Zi kanë raportuar se konferenca rajonale “Bashkëpunimi në mes të shtetit dhe shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian” nuk ka kaluar pa telashe.

Posa ka filluar takimi ditën e premte ministrja pa protokol e Serbisë Jadranka Joksimovic ka pyetur se përse Kosova prezantohej me simbole shtetërore në konventën rajonale në integrim evropian.

I menjëhershëm ka qene reagimi i homologes se saj kosovare Edita Tahiri.

“Ne në ballkan jemi gogja të dobët në zbatimin e ligjeve, marrëveshjeve e direktivave tjera. Ende e vërej se ne politikanët kur jemi në Bruksel bëhemi evropian ndërsa kur kthehemi në shtëpi bëhemi ballkanas. Shpresoj që një ditë kur të udhëtojmë në Evropë të jemi evropian dhe kur të kthehemi në vendet tona prap të jemi evropian”, ka deklaruar Tahiri, transmeton Gazeta Fjala.

Sa i përket prezantimit me simbole të vendit në konferencë ajo ka shpjeguar se flamuri i Kosovës dhe ai i Serbisë qëndrojnë pranë njëri tjetrit falë angazhimit në dialog mes dy shteteve të përkrahur nga be.

“Marrëveshja të cilën e kam nënshkruar vetë thotë se Kosova ka të drejtë të prezantimit me të drejta të plota në të gjitha konferencat e instancat ndërkombëtare me simbole të veta nëse aty ka simbole”, ka deklaruar Tahiri, transmeton Gazeta Fjala.

Më tej ajo ka shtuar se Kosova është shtet i ri dhe me perspektivë evropiane.

“Zyrtarisht kemi shpallur pavarësinë në vitin 2008, por ndërtimin e shtetit evropian e ka filluar që me përfundimin e luftës në vitin 1999. Shpresojmë ta nënshkruajmë marrëveshjen e stabilizim asocimit në tetor”, ka deklaruar Tahiri. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-budva-kosova-e-serbia-rroken-per-simbole/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala