Në Bruksel do të bisedohet për barrikadën mbi Ibër

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur të enjten këshilltarin për politika të jashtme dhe koordinator për dialogun për veriun në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, Boyd Mckechnie.

Ata biseduan për përgatitjen e takimit, që në kuadër të Grupit punues për Liri të Lëvizjes (ura e Mitrovicës) do të mbahet të mërkurën, më 17 qershor në Bruksel, ku do të marrin pjesë edhe kryetari Bahtiri dhe kryetari i komunës së re në veri të Mitrovicës, Goran Rakiq.

Në takim, veç tjerash do të propozohen zgjidhje konkrete lidhur me urën kryesore të qytetit mbi lumin Ibër.

Bahtiri u shpreh i gatshëm për të marrë pjesë në bisedime lidhur me këtë çështje tepër të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Mitrovicës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-bruksel-do-te-bisedohet-per-barrikaden-mbi-iber/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala