Në berlin mbahet gara më e madhe ndërmjet hakerëve nga e gjithë bota

Autori:Avdyl Pajaziti

Një lajm i mrekullueshëm është duke qarkulluar për hakerët që shijojnë programimin dhe luajnë me softuerë.

Një grup i madh nga e mbarë bota do të mbaj eventin The Next Hacker IPPC më 26 dhe 27 shkurt në Berlin të Gjermanisë, ku pjesëmarrësit mund të takojnë hakerë dhe programerë nga e gjithë bota derisa kanë mundësi edhe të jenë pjesë e një nga evenet më madhështore në histori në lidhje me haking.

The Next Hacker i fiton programerët e gjuhës Java të jenë pjesëmarrës në Internacional Programing Player Competition (IPPC), që do të mbahet në ditën e dytë të eventit, kryesisht më 27 shkrut.

Dita e parë e eventit IPPC në vitin 2016 do ofrojë disa seanca teknike në programim, një panel të hapur për diskutim me hakerë dhe programerë të famshëm, si dhe mundësinë për tu takuar me programerët më të mëdhenj që udhëheqin kompani madhështore me teknologji të lartë.

The Next Haker është një event i famshëm me më shumë se 5.000 të pranishëm, jo më pak se 3.000 garues, përfshirë zhvilluesit dhe programerët e së ardhmes, si dhe më shumë se 2.000 mysafirë. Gjatë këtij eventi do të ketë edhe shumë sfida me të cilët hakerët mund të fitojnë çmime me vlerë deri në 500 mijë dollarë.

Gara në këtë event do fillojë me çdo programer që do të ketë si detyrë të zbulojë me sukses ndonjë lëshim dhe t’i rregullojë ato në tri programe të zakonshme në Java.

Programerët më të shpejtë do të marrin një shumë parash nga vlera e përgjithshme prej 500 mijë dollarëve. Kjo vlerë do të shpërndahen tek 100 programerët e parë.

Vendi i parë: 150.000 dollarë
Vendi i dytë: 70.00 dollarë
Vendi i tretë: 50.000 dollarë
Vendi i katërt: 35.000 dollarë
Vendi i pestë: 30.000 dollarë
Vendi i gjashtë: 25.000 dollarë
Vendi i shtatë: 20.000 dollarë
Vendi i tetë: 15.000 dollarë
Vendi i nëntë: 10.000 dollarë
Vendi i dhjetë: 5.000 dollarë
Vendi i njëmbëdhjetë deri në 100-të fitojnë nga 1.000 dollarë./arbresh.info/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-berlin-mbahet-gara-me-e-madhe-ndermjet-hakereve-nga-e-gjithe-bota/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala