Në Badovc gjenden uniforma, kallashnikovë dhe eksploziv

Autori:Avdyl Pajaziti

Para rreth gjysmë orë Policia e Kosovës në afërsi të Liqenit të Badovcit i ka gjetur dy çanta. Burime të Indeksonline thonë se çantat janë gjetur rreth 300 metra nga vendi ku para një më shumë se një jave u arrestuan tre persona të dyshuar për terrorizëm.

“Në njërën çantë janë gjetur uniforma të zeza dhe një letër që dyshohet se është e shkruar në gjuhen arabe dhe dy kallashnikovë, kurse në çantën tjetër dyshohet se ka eksploziv ose municion”, kanë thënë burime nga vendi i ngjarjes.

Të kujtojmë se më 11 korrik janë arrestuar 5 persona afër Liqenit të Badovcit të dyshuar për terrorizëm. Fillimisht ishin arrestuar tre prej tyre, kurse më vonë në lokacione të ndryshme u kapen edhe dy të tjerë.

Atyre u është caktuar tashmë masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Indeksonline do të t’ju mbajë të informuar për këtë ngjarje. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-badovc-gjenden-uniforma-kallashnikove-dhe-eksploziv/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala