Në aeroportin e Londrës arrestohet një person me mjet eksploziv

Autori:Gazeta Fjala

Dëshmitarët në aeroportin Gatwick të Londrës kanë thënë se policia ka arrestuar një person, i cili kishte në çantë një eksploziv.

BBC ka raportuar se terminali verior i këtij aeroporti është evakuuar.

Evakuohet aeroporti Gatwick në Londër

Terminali verior i aeroportit Gatwick në Londër raportohet se është evakuuar.

BBC raporton se nuk ka ndonjë konfirmim nga zyrtarët e aeroportit dhe nuk dihet nëse evakuimi është i lidhur me ndonjë sulm të mundshëm terrorist.

Dëshmitarët thanë së policia policia arrestoi një burrë të armatosur me një ‘armë në një thes ” duke bërtitur “uluni poshtë, uluni poshtë”, transmeton Gazeta Express.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-aeroportin-e-londres-arrestohet-nje-person-me-mjet-eksploziv/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala