Në 2017 dihet për numrin e mërgimtarëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka filluar në fund të vitit 2013, por rezultatet preliminare të tij do të dihen tek në fillim të vitit 2017, shkruan sot Koha Ditore.

Procesi i regjistrimit të kosovarëve që jetojnë jashtë Kosovës nuk pritet të përfundojë në kohën e paraparë. Me vendim të Qeverisë ai është zgjatur për një vit.

Ndërkohë që ende nuk ka filluar faza e verifikimit përfundimtar të të regjistruarve të deritanishëm dhe nuk janë dhënë shifra të numrit të deritanishëm të atyre që i janë përgjigjur pozitivisht këtij procesi.

Ministria e Diasporës e kishte filluar procesin e regjistrimit me qëllimin e evidencimit të numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirjes së tyre gjeografike, strukturës demografike në funksion të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor, si dhe zbatimit të politikave të përgjithshme në mbështetje të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës nga institucionet e Republikës së Kosovës, shtetet ku jeton dhe vepron diaspora e mërgata dhe formave të organizimit të tyre.

Për cilësinë e këtij procesi janë ngritur dyshime nga persona që janë marrë me analizim të tij. Është vlerësuar si proces që ka filluar mbrapsht dhe se do të prodhojë të dhëna jo të sakta për numrin e mërgimtarëve.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-2017-dihet-per-numrin-e-mergimtareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala