Ndryshon Facebook, shton edhe një opsionin

Autori:Avdyl Pajaziti

Çdo ditë që kalon Facebook ndryshon. Ndonjëherë ka ndryshime shumë ë vogla, si ajo e logos, ndërsa të tjera janë shumë më të dukshme dhe ndikojnë drejtëpërdrjet në përdorimin e përditshëm të rrjetit social nga miliona përdorues në të gjithë botën.

Një prej këtyre ndryshimeve është prezantimi i tastit “Shiko më vonë”, i cili është futur në brendësi të aplikacionit që mundëson videot në Facebook, në mënyrë që të gjithë përdoruesit të kenë mundësinë që të shikojnë në një moment të dytë videon.

A është ky një hap përpara për ta bërë Facebook më të ngjashëm me YouTube? Ky funksion i ri është i ngjashëm me atë të YouTube për të ruajtur videot interesante dhe për ti parë në një moment të dytë, me qetësi.

Prej kohësh është e mundur që të ruajmë apo të shpëtojmë një post që përmban një video në Facebook, por ky funksion i ri është më i dukshëm për të gjithë përdoruesit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ndryshon-facebook-shton-edhe-nje-opsionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala