Ndryshohet masa e sigurisë ndaj deputetëve Konjufca dhe Dërguti

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur t’i mbajë në arrest shtëpiak deputetët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti nga sot e deri më 14 janar 2016.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda në çështjen penale ndaj tani të pandehurve Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale:Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 të KPK dhe Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 409 par.1 të KPK, pas njoftimit se këta të pandehur nuk kanë respektuar masën e sigurisë –paraqitje në Stacion Policor,masë kjo e caktuar sipas Aktvendimit PPRKR.nr.538/15 të dt.15.12.2015”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.
“Masa e arrestit shtëpiak është caktuar në bazë të nenit 183 lidhur me nenin 187 par.1 nënpar.1.2.3 të KPPK-së”.