Ndryshimet shoqërore, nevojë imediate e kohës

Autori:Avdyl Pajaziti

Çështjet kryesore të kohës sonë nuk duhet të jenë më luftërat fetare dhe aneksimi i territoreve, por njerëzimi.

Historia na ka mësuar se në të kaluarën çështje kruciale kanë qenë luftërat fetare dhe aneksimi i territoreve. Pothuajse çdo gjë që është bërë edhe atëherë kur kane vrarë dhe luftuar, të gjitha këto janë bërë në emër të fejesë dhe territoreve.

Edhe në kohën e sotme fatkeqësisht kemi luftëra fetare dhe paradoksi më i madh është se vritet në emër të Zotit.

Është me të vërtetë befasuese të shohësh shumë njerëz të tillë që në emër të së mirës bëjnë veprime të këqija. I tillë është rasti edhe me aneksimin e territoreve që bëjnë shtetet e mëdha, sikurse rasti Ukrainës apo i territoreve Palestineze. Historia na dëshmon se këto luftëra i takojnë të kaluarës dhe ashtu duhet të mbesin.

Tanimë në kohën moderne, çështje kryesore nuk do duhej të jenë as luftërat fetare dhe as luftërat për territore, por njerëzimi dhe e ardhmja e tij.

Sot jemi dëshmitar se njerëzimi është duke bërë progres të vazhdueshëm në shkencë, kulturë, teknologji dhe në fusha tjera me një shpejtësi të paparë deri me tani.

Teknologjia është bërë faktorë i pazëvendësueshëm në jetën tonë dhe është duke kontribuar në pasurimin  e shumëllojshmërisë së informacionit. Në ditët e sotme kemi një shoqëri informacioni, një shoqëri ku të dhënat depërtojnë shumë lehtë, ku fuqinë e informacionit nuk arrin askush ta ndal, e cila është një shoqëri e zhurmshme.

Media gjithnjë e më shumë është duke e zënë vendin kryesor në jetën tonë të përditshme. Ajo po përcakton se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë nuk është, çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Kësisoj ajo po formon idetë tona, mendimet dhe pikëpamjet tona, si dhe perceptimin e botës që na rrethon.

Arritjet në shkencat e mjekësisë, ekonomisë, drejtësisë, transportit, fizikes sikurse edhe teknologjisë informative i japin një mundësi më shumë njerëzimit për një jetë më të mirë.

Familja si një institucion bazë apo celulë themelore e shoqërisë ka kaluar nëpër një ndryshim drastik që ka ndikuar në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Në librin “Problemet Sociale” sociologu J. Henslim numëron efektet negative të industrializimit mbi familjen, ndër të cilat janë: largimi i babait nga shtëpia, varësia ekonomike, lëvizjet e pakontrolluara nga zonat rurale në ato urbane, ndërrimi i rolit të femrës në shtëpi, pakësimi i lindjeve, si dhe shtimi i numrit të divorceve. Të gjitha këto ndryshime që kanë ndodhur e kanë ndryshuar tërësisht familjen, kanë dëmtuar rregullat fundamentale të jetës, si dhe kanë shkaktuar probleme të mëdha sociale.

Gjerat qe ne aspektin tradicional perceptoheshin dhe vlerësoheshin si të mira, sot shpesh shihen si të liga.

Në të gjithë e dimë qe ndryshimet shoqërore janë nevojë imediate e kohës, por ne duhet të kemi kujdes dhe të jemi të vetëdijshëm për një ndryshim nëse ai është një progres apo një hapë prapa.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ndryshimet-shoqerore-nevoje-imediate-e-kohes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala