Ndryshime në fjalëkalime, ja çfarë pritet të ndodhë

Autori:Avdyl Pajaziti

Me rastin e ditës botërore të fjalëkalimit janë rinovuar kushtet e përdorimit dhe të sigurisë për të mbrojtur të dhënat në rrjet. Nga shoqëritë informatike janë shumëfishuar apelet për një vëmendje më të madhe në zgjedhjen e fjalëkalimeve.

Përballë sigurisë, dembellëku i përdoruesve të rrjetit është vënë re me kohë. Edhe vitin e shkuar, sipas një kërkimi në Splashdatya, fjalëkalimi më i përdorur ishte kombinimi i ‘123456’ i ndjekur nga fjala ‘password’.

Ky lloj fjalëkalimi është shumë i thjeshtë dhe shpesh, përdorimi i të njëjtin fjalëkalim për platforma të ndryshme në rrjet ia lehtëson punën hackerave, çka në shumë raste mund të sjellë dëme serioze për shumë persona.

Me shumë gjasa, përdorimi i shenjave të gishtave për të zhbllokuar telefonat, siç ndodh në shumë celularë inteligjentë në ditët e sotme, do të përdoret edhe për hapjen e llogarisë në rrjetet sociale apo në hyrjen në Yahoo, apo emaile të ndryshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ndryshime-ne-fjalekalime-ja-cfare-pritet-te-ndodhe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala