Ndotja ngulfatë bizneset e Prishtinës

Autori:Avdyl Pajaziti

Termocentralet ekzistuese dhe ato që planifikohet të ndërtohen rreth kryeqytetit llogaritet kërcënimi kryesor për ambientin biznesor. Një hulumtim i organizatës REA si kërcënim të dytë renditë ekonominë jo-formale.

E kërcënime tjera për ndërmarrësit hulumtimi radhitë mosndërtimin e  impianteve dhe të ujësjellësit, uzurpimin e  pronës publike e çështje tjera.

Pavarësisht kësaj rajoni i Prishtinës mbetet me numrin më të madh të bizneseve në Kosovë.

Në pesë vitet e fundit (2010-2014) janë regjistruar 17.262 biznese, ku pjesa më e madhe e tyre apo 9.406 biznese janë të fokusuara në shërbime, 4.908 në tregti, 1.786 prodhim dhe përpunim si dhe 1661 ndërtim dhe transport.

Më shumë se gjysma e bizneseve që operojnë në rajonin e Prishtinës janë të përqëndruara në shërbime (53.2%) përderisa edhe në rajonet e tjera një përqindje e madhe e numrit të bizneseve është i orientuar në shërbime, përderisa bizneset e tjera janë të kategorizuara në tregti, transport, prodhim dhe përpunim etj.

Numri i bizneseve të regjistruara në rajon, përveç komunës së Prishtinës përfshinë edhe komunat si: Podujevën, Obiliqin, Fushë Kosovën, Drenasin, Shtimen, Graçanicën dhe Lipjanin. Sipas ARBK nga 17262 biznese të regjistruara në këtë periudhë, 11541 prej tyre janë Biznese individuale, 4989 të regjistruara si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara, 384 biznese – Ortakëri e përgjithshme, 271 kompani të huaja, 65 shoqëri aksionare, 7 Ndërmarrje Shoqërore, 3 Kooperativa bujqësore dhe 1 Ortakëri e kufizuar.

Analiza si përparësi për zhvillimin e bizneseve në Prishtinë i sheh burimet natyrore – minerale dhe ujërat terminale që janë të pranishme në disa vende në zone, infrastrukturën, pozita gjeografike, epërsia e rolit të kryeqytetit, përqëndrimi i fuqisë punëtore dhe intelektual, ekzistimi i institucioneve kulturore dhe sportive në kryeqytet si dhe zonat industriale në Prishtinë, Parku i Biznesit në Drenas dhe Inkubatori Social në Gracanicë.

Edhe tek dobësitë radhitet ndotja e madhe e mjedisit e ajrit, ujit dhe tokës nga fabrikat, trafiku mbeturina dhe ujërat e zeza; menaxhimi joadekuat mjedisor; mungesa e planeve urbane dhe hapësinore, ndërtimi i paligjshëm dhe konvertimi i tokës bujqësore; në tokë ndërtimore, vendbanimet joformale; administrata publike joefikase dhe zbatimi i dobët të ligjit; papunësia e lartë dh fuqia punëtore e pakualifikuar përfshirë stafin profesional të cilët posedojnë pak njohuri të teknologjisë e shumë mangësi tjera.

bizneset prishtine

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ndotja-ngulfate-bizneset-e-prishtines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala