Ndotet bregdeti i Durrësit, policia nis hetimet

Autori:Gazeta Fjala

Bregdeti i Durrësit është ndotur mesditën e të shtunës. Alarmi është dhënë nga banorët e zonës të cilët kanë denoncuar edhe rastin. Policia nisi menjëherë hetimet, duke ngritur një grup hetimi.

Pjesë e grupit të posaçëm hetimor janë ekspertë të laboratorit kriminalistik dhe inspektorë të mjedisit që do të marrin mostra për ekspertim.  

Gjithashtu, do të bëhet verifikimi i të gjitha anijeve në radën e Portit të Durrësit, dhe çdo mjet lundrues që ka lëvizur në hapësirën e ndotur detare përgjatë 24 orëve të fundit. Krahas kësaj, mjetet e policisë kufitare kanë dalë në det në patrullim për të verifikuar të gjitha lëvizjet në ujërat tona territoriale./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ndotet-bregdeti-i-durresit-policia-nis-hetimet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala