Ndotësit e Kosovës (foto)

Nuk janë vetëm tymtarët e Korporatës Energjetike të Kosovës që po e ndotin ajrin.
Në Kosovë edhe qindra gurthyes e kompani qe merren me bluarjen e zhavorrit që po shkaktojnë dëme të mëdha ambientale.
Madje ka prej tyre që janë shumë afër rrugëve magjistrale e fare pran vendbanimeve.
Një i tillë gjendet edhe në magjistralen Prishtinë-Ferizaj që ditëve të fundit pa ndërprerë ka liruar pluhur duke shkaktuar shumë dëme në ambient.