Ndikimi negativ i Facebook-ut në lidhjet e dashurisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Epoka e shekullit 21 ka sjellë ndryshime dhe arritje të mëdha në fushën e teknologjisë.

Pothuajse gjithçka ka shkuar në vritualitet, që nga blerjet e gjërave të nevojshme, leximi i librave online e deri te ndërtimi i lidhjeve romantike e raporteve shoqërore.

Ajo që më së shumti ka pasur impakt në jetën e njerëzve sa i përket këtij zhvillimi të hovshëm, është zbulimi i rrjetit social Facebook. Për shkak të mënyrës se si është i dizajnuar ai lejon që njerëzit të lidhen mes vete pavarësisht vendit se ku jetojnë apo gjuhës që flasin.

Facebook sot është përgjegjës për shumë gjëra. Miqtë e familjarët mund t’i kesh me mijëra kilometra larg, por me Facebook, ata janë vetëm një “klikim” larg.

Mirëpo ajo që facebook përveç benefiteve që ka, ka pasur ndikim edhe në lidhjet romantike të njerëzve.

Statusi i lidhjes

Sapo një çift të kalojë fazat eksperimentale dhe të vendosë që lidhjen ta bëjë publike edhe në Facebook fillojnë problemet. Kjo për shkak se njëri e dëshiron një gjë të tillë e tjetri jo. Nuk është e thënë të ndodhë shpesh ky mospajtim, por statusi që tregon gjendjen tuaj sa i përket lidhjes romantike shpesh bëhet problem në mes një çifti. Vlen të thuhet se femrat e marrin shumë seriozisht një gjë të tillë, më shumë se sa meshkujt.

Facebook është burim i xhelozisë

Të gjitha informatat që jepen në Facebook, mund të krijojnë një sens xhelozie, dyshimi dhe pasiguri të çiftet. Shumë ndërveprime në Facebook janë të paqarta dhe xhelozia lind kur numri i madh i miqve të tij apo të asaj ngjallin dyshim tek ju. Kjo për shkak se jo gjithmonë e dini raportin e partnerit tuaj me ata njerëz.

Koha e tepërt e kaluar në Facebook e dëmton lidhjen

Jo vetëm që përdorimi i tij shkakton xhelozi, por mund të jetë shumë i dëmshëm edhe për lidhjen. Studimet tregojnë se përdorimi nivelit të lartë të Facebook-ut është i lidhur me elemente negative në një lidhje si tradhtia dhe ndarjet. Kjo ndodh për shkak se ky rrjet social shpesh përdoret për të kontaktuar me ish-partnerin dhe ngjall dëshirën për ta kontrolluar gjithmonë personin që jeni në lidhje.

Ky artikull është publikuar një portalin Psychilogy Today dhe është i bazuar në studime të kryera nga institute shkencore që merren me sjelljet e individëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ndikimi-negativ-i-facebook-ut-ne-lidhjet-e-dashurise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala