Ndikimet politike zvarrisin ndërtimin e spitalit në Ferizaj

Autori:Gazeta Fjala

Ashtu siç kishte nisur me shumë paqartësi të tenderohej ndërtimi i Spitalit të Ferizajt, madje, edhe me më shumë paqartësi po përcillet periudha prej kur është anuluar tenderi për ndërtimin e tij.

Por, tashmë Komuna e Ferizajt, ndonëse jo me emra ka nisur të flasë edhe haptas për ndikime politike në dështimin e ndërtimit të spitalit, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj, Burim Karameta, ka thënë të premten se spitali përbën një prej projekteve më të rëndësishme për komunën, por që zvarritja e tij dhe ndoshta dështimi i tij i atribuohet ndikimeve politike, tendencave dhe inateve. Ai e ka quajtur naivitet faktin që të humben 30 milionë euro investime shkaku i inateve.

Për më tepër, ndërtimi i Spitalit rajonal të Ferizajt kishte nisur të përcillej me shumë paqartësi që prej kohësh. Madje besohej dhe me përpjekje deputetësh të partisë më të madhe në vend PDK-së për të penguar ndërtimin e spitalit në formën në të cilën është planifikuar të niste ndërtimi.Koha.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ndikimet-politike-zvarrisin-ndertimin-e-spitalit-ne-ferizaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala