Ndihma sociale në Kosovë nga 50 deri 150 euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pagesës së ndihmave sociale.

Gjatë kësaj mbledhjeje u miratua propozim vendimi për përcaktimin e lartësisë së pagesë së shumës mujore për këtë lloj ndihme e cila do të jetë nga 50 deri në 150 euro .

Me këtë rast, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se do të zhduket varfëria ekstreme në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ndihma-sociale-ne-kosove-nga-50-deri-150-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala