Ndeshje komunikacioni përballë ndërtesës së Qeverisë (Foto)

Një ndeshje komunikacioni ka ndodhur rreth orës 22:30 në Prishtinë, përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës (Ish Pallati i Mediave). Ndeshja është me dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Në fotot e bëra nga Gazeta Fjala shihet një taksi teksa është goditur me një veturë tjetër. Forca të shumta të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekzaminimet në lidhje me rastin. Rruga që dërgon nga Qyteza Pejton për në Qendër për më tepër se 30 minuta ka mbetur e bllokuar.