Ndeshja Serbi – Shqipëri më e dhunshmja ndonjëherë

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjyqtari i famshëm anglez, Howard Webb, e ka komentuar ndeshjen e zhvilluar në Beograd ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Franca 2016″.

Ai ka deklaruar për gazetën “Sport Plus” në Shqipëri se dueli i tetorit në Beograd ka qenë ndër më të dhunshmit që ka parë ndonjëherë.

“E kam parë ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre. Ajo ishte vërtetë më e dhunshmja që e kam parë ndonjëherë”, ka thënë Webb.

Ndryshe, Serbi-Shqipëri u drejtua pikërisht nga një gjyqtar anglez, i cili ishte Martin Atkinson.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ndeshja-serbi-shqiperi-me-e-dhunshmja-ndonjehere/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala