Ndërtohen 130 megavat rrymë nga era

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova është e përkushtuar të përmbushë obligimet që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë (20:20:20) lidhur me kërkesat për Burimet e Ripёrtritshme te Energjisë.

“Qeveria ka për qëllim që të vazhdojë mbështetjen për investimet në energjinë e ripërtërishme dhe të zhvillojë resurset në vijim: Diellore 8 MW, Era 130 MW, Hidro 180 MW dhe Biomasë 10 MW. Në të njëjtën kohë do të punohet për arritjen e caqeve të parapara prej 9% deri në 2018 bazuar në Planin e Veprimit për Efiçiencë të Energjisë 2010-2018, Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2015-2017, si dhe obligimet qe dalin nga Sekretariati i Komiteti te Energjisë”, thuhet në programin ekonomik të Qeverisë së Kosovës, të cilin e posedon Gazeta Fjala.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ndertohen-130-megavat-rryme-nga-era/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala