Ndërtimtarët, shkelësit më të mëdhenj të Ligjit të punës

Autori:Avdyl Pajaziti

Më shumë se gjysma e punëtorëve në sektorin e ndërtimtarisë janë pa kontrata pune. Në këtë sektor bëhen edhe shkeljet e ligjit sa i përket pushimit mjekësor, orëve të punës, kompensimit në rastet e lëndimeve në punë dhe ka mungesë të mjeteve për siguri në punë.

Këto janë disa nga të dhënat që kanë dalë nga monitorimi i zbatimit të Ligjit të punës dhe Ligjit për siguri dhe shëndet në punë, që është bërë nga Qendra për Politika dhe Avokim, e i cili është prezantuar të martën në Prishtinë, shkruan Koha Ditore.

“Të dhënat nga terreni tregojnë se 38.46 për qind të të intervistuarve nga sektori i shërbimeve, tregtisë dhe hotelerisë punojnë pa kontratë pune, ndërsa në sektorin e ndërtimit 59.76 për qind janë deklaruar të mos kenë kontratë pune”, ka thënë Milaim Morina.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ndertimtaret-shkelesit-me-te-medhenj-te-ligjit-te-punes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala