Ndërtimtarët ia mësyejnë me kamionë komunës së Shpendit (Foto)

Ndërtimtarët dhe prodhuesit e matërilave ndërtimore ia kanë mësyër Konunës së Prishtinës. Ata janë nisur drejtr kryeyqyteti me kamionë e makineri të ndyshme për të marrë pjesë në parlajmëruar për sot.
Në paralajmërimin e kësaj proteste ëshë thënë se do të kërkohet shkarkimi i Drejtorit të Urbanizmit, Liburn Aliu.
Marshi i makinerisë motorike të protestës, do të tubohen tek rrethi i spitalit afër Hotel Victory, për të vazhduar më pastaj drejt Komunës së Prishtinës.
Ndërkaq në Sheshin “Skënderbeu”, mblidhen menaxherët dhe punëtorët e bizneseve të ndërtimtarisë, zejtarë, e të tjerë të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë protestë paqësore.
Para Komunës së Prishtinës do të ketë një ndalesë prej 30 minutash, në të cilën do të shtrohen edhe kërkesat e Ndërtimtarëve dhe Prodhuesve të Materialeve Ndërtimore, si dhe do të ketë një aksion simbolik.
Më pas marshi i protestuesve do të vazhdoj tek objekti i ri i Komunës së Prishtinës, përkatësisht tek Drejtoria e Urbanizmit dhe Kadastrit, edhe aty do të ketë fjalime./GazetaFjala/.