Ndërtimi i “Kosovës së re” do të filloj nga viti ardhshëm

Autori:Gazeta Fjala

Blerand Stavileci e quajti sukses të Kosovës, marrëveshjen në pikat kontestuese me kompaninë amerikane, Contour Global për ndërtimin e termocentralit Kosova e re.

Ai bërë të ditura detajet e kësaj marrëveshj me të cilën sipas tij janë arritur dy qëllime kryesore: sigurimi i rregullte me energji elektrike përballueshmeria e çmimeve, raporton Gazeta Fjala.

Stavileci, thotë se e bindën kompaninë amrikane që të ndryshoj ofertën financiare të paraparë fillimisht që ishte në një interval prej 23, deri në 27 të normës së brendshme të kthimit.

“Në Washington jemi marr vesh që kjo normë të jetë 21, 5 për qind që është një ulje e konsiderueshme ku duhet të them kemi punuar intenzivisht që të arrijmë këtë, dhe se kompania me insistimin tonë ka bërë disa lëshime” ka thënë ai.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik tha se ky termocentral do të ketë kapacitet prej 500 megavatësh e jo 600 ashtu siç ishte paraparë më herë, dhe vlera e investimit sipas tij, do të jetë 1 miliard euro ndërsa ndikimi buxhetor do të jetë zero nga buxheti i shtetit.

“Ndërsa kjo njësi gjeneruese do të këtë efiqiencën 40 përqind”, tha ai.

Gjatë konferencës për media u njoftua Komiteti Ndërministror për kwtw projekt energjetik ka votuar për aprovimin e statusit të ofertuesit të preferuar, për  kompaninë amerikane Contour Global.

Pas këtij vendimi kompani do të vazhdoj fazat e tjera të ndërtimit të projektit Kosova e re.

Faza e ardhshme  do të zgjas pesë – gjashtë muaj, ndërsa ndërtimi i termocentralit pritet të ndodh në fund të vitit 2016.

Duke e quajtur procesin të stërzgjatur, rreth 10 vjeçar për finalizimin e këtij projekti, ministri Stavileci tha se biznesi kosovar përgjatë kësaj periudhe ka humbur rreth 300 milionë euro, nga mos furnizimi i duhur me energji elektrike.

Por procesi i deritashëm për projektin më madhor, ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” ishte vlerësuar i mbyllur dhe jotransparent nga ana e ekspertëve të ekonomisë në vend.

Zyra e Bashkimit Evropian më herët kishte marrë zotimin e Qeverisë së Kosovës, për të zbatuar standardet e BE-së për emetim brenda afatit të caktuar, respektivisht mbylljen e termocentralit ”Kosova A” deri në vitin 2017. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ndertimi-i-kosoves-se-re-do-te-filloj-nga-viti-ardhshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala