Ndërtesat më të shtrenjta në histori

Ndërtesat mund të jetë një investim shumë i shtrenjtë, veçanërisht në qoftë se arkitektura e tyre është jo e rrallë. Dy arkitektët William dhe Crowley kanë listuar dhjetë prej ndërtesave më të shtenjta në botë. Ato me të vërtetë janë ndërtimet më të mëdha moderne të ditëve të sotme, të cilat tejkalojnë kufijtë e arkitekturës dhe inxhinierisë dhe duke iu shtuar vlerën turistike vendeve ku ata janë ndërtuar.
1. Abraj Al Bait
Ajo ndodhet në Arabinë Saudite në Mekë. U dizenjua nga Dar Al Handasah dhe ndërtimi i saj kushtoi 15 miliard dollarë.
2. Marina Bay Sands
Ajo ndodhet në Singapor. U dizenjua nga Moshe Safdie dhe ndërtimi i saj kushtoi 8 miliard dollarë.
3. Resort World, Sentosa
Ajo ndodhet në Singapor. U dizenjua nga Michael Graves dhe ndërtimi i saj kushtoi 5.4 miliard dollarë.
4. Pallati i Emirateve
Ai ndodhet në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. U dizenjua nga John Elliot dhe ndërtimi i tij kushtoi 4.5 miliard dollarë.
5. Parlamenti Australian
Ai ndodhet në Kanberra, Australi. U dizenjua nga Romaldo Giurgola dhe ndërtimi i tij kushtoi 4.21 miliard dollarë.
6. The Cosmopolitan
Ajo ndodhet në Las Vegas, Nevada. U dizenjua nga Friedmutter Group me ARQ Uitectonica dhe ndërtimi i tij kushtoi 4.15 miliard dollarë.
7. One World trade Center
Ajo ndodhet në Manhattan, New York. U dizenjua nga David Child dhe ndërtimi i saj kushtoi 3.8 miliard dollarë.
8. Resorti Wyhn
Ai ndodhet në Las Vegas, Nevada. U dizenjua nga arkitektët Butler dhe Ashëorth, ndërtimi i tij kushtoi 3.25 miliard dollarë.
9.Venetian Macau
Ajo ndodhet në Macau, Kinë. U dizenjua nga AEDAS dhe ndërtimi i saj kushtoi 3 miliard dollarë.
10. City of Dream
Ai ndodhet në Macau, Kinë. U dizenjua nga ARQ Vitectonica dhe ndërtimi i tij kushtoi 2.75 miliard dollarë./acp.al/