Ndërpritet greva e kardiologëve në QKUK

Autori:Gazeta Fjala

Kardiologët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë sot kanë vendosur ta ndërprejnë grevën disaditëshe.

Kjo është vendosur pas takimi mes kardiologëve, Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Imet Rrahmani,  me prezencë edhe të zyrtarëve të  Federatës Sindikale të Shëndetësisë, ku prezent ishte edhe drejtori përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Curr Gjocaj.

Pas takimit, Ministri Rrahami tha se është  i kënaqur që kardiologët do të rifillojnë punën. Ai tha se nga takimi me ta,  ka kuptuar se ata nuk janë kundër hetimeve të prokurorisë dhe përkrahin ato, por kundër  mënyrës si janë bërë publike ato.   Ministri Rrahmani ritheksoi se Ministria e Shëndetësisë nuk është kundër hetimeve të mjekëve dhe në asnjë mënyrë  nuk ka bërë dhe nuk bën presion ndaj prokurorisë, thuhet në një njoftim të QKUK-së.

Në anën tjetër  kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, dr. Blerim Syla, njoftoi se pas bisedave që kanë pasur janë pajtuar që greva të ndërpritet.   Ai tha se janë kundër linçimit dhe etiketimit publik që po ju bëhet mjekëve,  por nuk janë kundër hetimeve që po bën prokuroria.

Ai tha se do të shikohen mundësitë ligjore që të kërkohet nga Këshilli  Prokurorial të  fillojë procedurë hetimore se si ka rrjedhë procesi.

Syla,  paralajmëroi se nëse do të përsëriten  raste të tilla të linçimit publik ndaj punëtorëve shëndetësor, Sindikata do të ndërmarrë  masa radikale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nderpritet-greva-e-kardiologeve-ne-qkuk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala