Ndërpritet edhe seanca e Kuvendit të Prishtinës

Autori:Gazeta Fjala

Edhe seanca e Kuvendit të Prishtinës është ndërprerë, pasi këshilltarët nga radhët e LDK-së braktisën sallën.

Grupi i këshilltarëve të LDK-së kishte kërkuar që në rend të ditës së Kuvendit të përfshiheshin edhe raporti i Auditimit si dhe ai gjashtëmujorit të punës, që ishte kundërshtuar nga pozita.

Për pasojë këshilltarët e LDK-së braktisën seancën dhe pa ta nuk kishte numër të mjaftueshëm këshilltarësh për të marrë vendime të ligjshme. Prandaj u ndërpre seanca.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nderpritet-edhe-seanca-e-kuvendit-te-prishtines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala