Ndërmjetësimi ndërkombëtar për dalje nga kriza, dhe qëndrimi i Opozitës

Autori:Gazeta Fjala

Një ndërmjetësim i mundshëm ndërkombëtar për tejkalimin e krizës politike në Kosovë konsiderohet i panevojshëm nga partitë opozitare dhe analistët kosovarë. Në Qeverinë e Kosovës, ndërkaq, nuk kanë ndonjë ide të qartë për këtë, por çdo përpjekje për shtensionimin e situatës, sipas mazhorancës, është e mirëseardhur.

Këto deklarata kanë ardhur një ditë pasi gazeta austriake “Der Standart” e ka përmendur ish-kryeministrin suedez, Carl Bildt, si ndërmjetësues në krizën politike në Kosovë. Por, Ambasada suedeze në Prishtinë e ka mohuar të ketë ndonjë njohuri për ardhjen e diplomatit Bildt. “Nuk kam asnjë informacion të tillë rreth kësaj çështjeje”, i ka thënë gazetës “Zëri” Henrik Nilson, drejtuesi i Ambasadës së Suedisë në Kosovë.

Një ndër emrat tjerë që është përmendur nga gazeta austriake është edhe presidenti, Marti Ahtisaari. Gazeta “Zëri” ka provuar të kontaktojë me presidentin Ahtisaari, por një gjë e tillë gjatë ditës së djeshme ka qenë e pamundur.

“Der Standart” arsyeton ardhjen e një ndërmjetësuesi me faktin se besimi i kosovarëve është zbehur dhe se përballë krizës politike, që po dominohet nga gazi lotsjellës, vezët dhe spreji, thirrjet për një ndërmjetësues po bëhen gjithnjë e më të zëshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ndermjetesimi-nderkombetar-per-dalje-nga-kriza-dhe-qendrimi-i-opozites/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala