Ndërmarrjet publike me ligj të ri

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është miratuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike.
Pas shumë diskutimeve ky projektligj ka kaluar me 74 vota pro.
Nga ky projektligj është kërkuar që të hiqet pika, e cila ka të bëjë me ndikimet e komunave për ndërmarrjet publike.
Muhamet Mustafa, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë ai që ka kërkuar heqjen e këtij amendamenti.
Ai, tha se ka marrë përkrahjen edhe të të gjithë partive tjera politike rreth këtij amendamenti.
Mustafa, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, tregti dhe Industri kërkesën për heqjen e këtij paragrafi e mbështeti në analizat që i kanë bërë dhe përfundimet që kanë ardhë nga kjo analizë.
Por heqjen e këtij amendament nuk e ka mbështetur Partia Demokratike e Kosovës. Ata kanë kërkuar që ky amendament të diskutohet edhe njëherë. Me këtë rast u miratua edhe propozim për formimin e një komisioni funksional rreth këtij amendamenti.
Ndërsa ra poshtë propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje.
Po ashtu, me 50 vota për, 25 kundër, 3 abstenime në parim Kuvendi ka miratuar projektligjin për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.