Ndërmarrjet akuzojnë konkurrentët për shmangie tatimi

Autori:Avdyl Pajaziti

Një anketë e kohëve të fundit nga Banka Botërore ka nxjerrë në pah një perceptim mes ndërmarrjeve në Kosovë se shumë nga konkurrentët e tyre shmangin pagesën e tatimeve.

“Edhe pse nuk është ndonjë gjetje befasuese, marrë parasysh se Kosova renditet krahas Etiopisë dhe Tanzanisë në Indeksin e Perceptimeve të Korrupsionit të bërë në vitin 2013 nga Transparency International, gjithsesi ka kosto të lartë për sistemin tatimor”, thuhet në një raport të Bankës Botërore në lidhje me këtë anketë.

Sipas BB-së, evazioni tatimor është vlerësuar në 5 për qind të te hyrave të TVSH dhe TAK të mbledhura brenda vendit, dhe 12 për qind e të hyrave TAP.

E një shkallë e lartë e evazionit konsiderohet se rrezikon krijimin e një spiraleje zbritëse të
mospërmbushjes pasi që ndërmarrjet shmangin pagesën e tatimeve me qëllim të krijimit të një hapësire loje me konkurruesit e tyre, të cilët ata i perceptojnë se po bëjnë evazion tatimor./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ndermarrjet-ne-kosove-akuzojne-konkurrentet-per-shmangie-tatimi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala