Ndërkombëtarizimi i ndërmarrësisë kosovare parakusht për zhvillim ekonomik

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka deklaruar se Kosova mund te behet pjesë e Evropës duke siguruar kriteret ekonomike dhe në këtë drejtim ndërkombëtarizimi i ndërmarrësisë është çelësi i suksesit dhe garancia e vetme e cila mund të siguruar anëtarësim në BE.

Gjatë vizitës Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) kryetari Gërxhaliu theksoi se institutet si KAF-i kanë rol të rëndësishëm pasi që sigurojnë transparencë të mirëfilltë dhe harmonizim me standardet evropiane dhe më gjerë.

Kryetari i Odës e vlerësoi lartë kontributin e KAF-it për botimet e shumta dhe eksperiencën e gjatë në trajtimin e çështjeve nga lëmi i politikave fiskale dhe aplikimin e ligjeve.

“Në këtë drejtim duhet bërë një fushatë agresive për promovimin e institutit dhe punës së madhe që ai e ka kryer dhe është ka e bënë në këtë drejtim”, tha kreu i Odës.

Kryetari Gërxhaliu dhe drejtori ekzekutiv i IKAF-it , Bujar Krasniqi u dakorduan që bashkëpunimi në mes OEK-ut dhe Institutit të formalizohet me një memorandum bashkëpunim

“Në këtëmemorandum duhet theksuar edhe mundësinë e aplikimit të përbashkët në projektet e financuara nga donatorët dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare dhe format si me qenë më afër sektorit privat dhe bizneseve në tërësi”, u tha nga te dy palet në këtë takim.

“Instituti KAF ka interes të veçantë në procesin e anëtarësimit në institucionet e ngjashme në nivel të rajonit dhe në këtë drejtim presim përkrahjen dhe angazhimin e OEK-ut”, tha Bujar Krasniqi drejtor ekzekutiv në IKAF.

Instituti KAF është themeluar në vitin 2005 dhe në atë kohë është marr vetëm me çështjet që kanë të bëjnë me politikat fiskale dhe implementimin e tyre, duke përgatitur udhëzuesit e parë se si realizohen në praktik politikat fiskale./ Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nderkombetarizimi-i-ndermarresise-kosovare-parakusht-per-zhvillim-ekonomik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala