Ndërkombëtarët të kënaqur me demonstratën paqësore, përgëzojnë Policinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadat e Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, kanë bërë të ditur se kanë përcjellur nga afër ngjarjet e ditëve të fundit në Kosovë.

“Jemi të kënaqur që demonstratat ishin paqësore dhe duam ti përgëzojmë të gjithë, e sidomos përfshirjen e Policisë së Kosovës. Ne besojmë në fuqinë e dialogut si mjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike dhe inkurajojmë të gjitha palët t’i shfrytëzojnë mundësitë e ndryshme për dialog, duke përfshirë këtu edhe brenda Kuvendit” , thuhet në një deklaratë të ambasadave të këture vendeve në Prishtinë.

Deklarata bën të ditur se ambasadat e këtyre vendeve janë të përkushtuara në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Ne besojmë që asnjëri nuk është mbi ligjin. Ne presim dhe kërkojmë që të gjitha procedurat të përcillen me përpikmëri duke i shërbyer transparencës, e sidomos në rastet e ndjeshme politike dhe ne do të vazhdojmë të përcjellim nga afër rastet ku përfshihen anëtarët e Kuvendit”.

Në këtë deklaratë thuhet se ashtu siç është rasti në këto shtetet, pritet që në demokracinë e barabartë për të gjithë edhe përfaqësuesit politik t’i nënshtrohen ligjit pa marrë parasysh cilës parti ata i takojnë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nderkombetaret-te-kenaqur-me-demonstraten-paqesore-pergezojne-policine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala